28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Spanja do te jape 20 mije euro per cdo te ri qe mbush 18 vjec

“20,000 euro për t’u shpenzuar për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të mbushë moshën 18 vjeç”. Ky është propozimi nga Ministrja e Punës në Spanjë, Yolanda Diaz.

Ky propozim shihet si skemë për të trajtuar pabarazinë sociale në vend. Sipas platformës së ministres Diaz, e cila shpalli politikën e saj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të Spanjës më 23 korrik, nisma do të kushtonte 10 miliardë euro.

Sipas asaj që raportohet nga mediat, kjo shumë do të mblidhej duke taksuar të pasurit. “Qëllimi është të garantohet barazia e mundësive pavarësisht nga prejardhja familjare ose të ardhurat e njerëzve”- ka deklaruar Diaz.

Pagesat do të fillonin në moshën 18 vjeç dhe do të vazhdonin deri në moshën 23 vjeç, si mbështetje administrative për të ndihmuar njerëzit të studiojnë, trajnohen ose të krijojnë biznesin e tyre.

Skema i përfshin të gjithë të rinjtë pavarësisht rrethanave ekonomike.Qëllimi është të ofrohet një trampolinë lirie për të zgjedhur të ardhmen.

Ekonomistët e njohur ndërkombëtarisht, si Tony Atkinson dhe Thomas Piketty, ekspertë në fushën e pabarazive sociale, kanë nënvizuar nevojën e kësaj nisme. Si rezultat, Spanja mund të bëhet një vend pionier në këtë fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *