Analisti Ylli Manjani ironizoi mbledhjen e ‘mbyllur’ të Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet kërkesa e SPAK për Arben Ahmetajn.
“Qesharakë pa kufinj!
I zoti i punës nuk është aty. I dhanë shansin të ikë, të largohet.
Materialet e SPAK janë nëpër portale.
Atëherë pse e mbyllin mbledhjen këta?!
Ç’ka më sekret apo konfidenciale në këtë çështje?!
Qesharakë!
Bëjnë sikur janë super korrekt me ligjin ndërkohë që e kanë shpartalluar në të gjitha drejtimet,” shkruan ai.
Dyshimet për arratisjen e Arben Ahmetajt nuk vijnë si surprizë. Para tij janë larguar nga Shqipëria edhe të ashtuquajturit “bosët e inceneratorëve”, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja. Sipas raportimeve mediatike ata jetojnë në Vjenë. Gjyqi në Shqipëri vijon dhe ata vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shtetit.