Shqiperia gjendet nen nje sulm frontal nga veriu ne jug. Mbi te jane leshuar hordhite e qeverise. Njesoj si pushtuesit qemoti.
Dibren po e sulmon zevendeskryeministrja si Hajredin Pasha nje shekull e gjysme me pare. Ai me 12 mije tabore dhe artileri. Zevendeskryeministrja me parate e buxhetit dhe artilerine e pushtetit.
Dje rruga e Arbrit u perurua per here te trete. Por sulmi ka kohe qe ka filluar. Ne 4 muajt e fundit ne qarkun e Dibres jane hapur me shume tendera dhe pune publike se sa ne te gjithe vitet e qeverise socialiste te marra se bashku. Miliona euro per ujesjellesa, rruge, qendra shendetesore etj. Keto jane vetem parate qe duken sepse ka dhe te tjera qe nuk duken. Ato qe levizin me canta. Perballe gjithe kesaj makinerie te rende elektorale, ne krahun tjeter eshte Ismail Uka. Nje avokat, qe nuk ka buxhetin, cantat dhe bandat e qeverise.
Ne Shkoder, qyteti eshte nen rrethimin e trete te madh. Edi Rama ka derguar Benet Becin njesoj si Knjaz Nikolla princ Danilon. Me te njejtin mesazh. Dorezoni qytetin ose vdisni urie.
Ne Durres, mesymja eshte edhe me e ashper. Qeverise duket se nuk po i mjaftojne klanet me te fuqishme te krimit ne Shqiperi per te marre fitoren ne Durres. Javen e fundit Edi Rama ka bere cdo dite nga nje postim kushtuar Durresit. Nje dite shpall projekt per stadium madheshtor, diten tjeter reklamon akademine e Manchester City-t, pastaj projektet e porteve gjigande dhe ne fund ndertimin e hekurudhes se re. I ka mbetur vetem te premtoje qe Aeroportin e Rinasit do ta spostoje ne Durres.
Sikur te mos mjaftonte kjo administrata lokale ne Durres eshte shnderruar ne nje makineri elektorale. Nga 1 janari deri me sot Emirjana Sako ka miratuar 112 vendime ne Keshillin Bashkiak, shumica jashte rendit te dites. Nje vendim ne dite, qe perben nje rekord te padegjuar boteror. Dhe shumica e tyre jane vendime, qe shperndajne shtepite e rindertimit ose japin para tek familjet.
Me sa duket qeveria po ndjen lageshtire ne Durres. Dhe jo pa arsye. Ne nje vend normal mes dy kandidaturave qe jane atje nuk duhet te kishte gare. Sepse Igli Cara eshte nje nga ofertat me te mira qe politika u jep qytetareve ne keto zgjedhje. Kete e di dhe vet qeveria. Ndaj po e rrethon Durresin me banda dhe para.