27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Editorial Kryesore

Një bie, njëqind ngrihen

Ola Xama 

Replikë me kolegun Klodian Tomorri 

Disa ditë më parë në një shkrim në portalin oligarika.al, i titulluar “Shumë të mëdhenj për të rënë” hidhej ideja se disa nga biznesmenët më të mëdhenj në vendin tonë janë fuqizuar aq shumë, sa rrëzimi i tyre do të sillte pasoja të rënda në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve, ndaj ky skenar është i pamundur pasi edhe sikur të duan ata, nuk i le njeri.

 

Shkrimi merr si shembull teorinë ekonomike “Too big to fail” e cila u aplikua në krizën e vitit 2008, kur SHBA-të u goditën nga kriza financiare. Në qendër të saj është teza se kur një sektor, kompani apo konglomerat ka rëndësi strategjike brenda sistemit ekonomik, falimenti do të sillte katastrofë – ndaj dhe bëhet e domosdoshme ndërhyrja e qeverisë për ta shpëtuar, jo për tëmbrojtur pronarin e saj por interesin publik.

 

Kjo është një nga teoritë më të kritikuara gjatë periudhës të post krizës financiare ku janë hedhur dyshime se taksat e amerikanëve u përdorën për të shpëtuar 8 bankat më të mëdha, pasurinë e më të pasurve dhe nuk pati ndëshkime për drejtorët dhe menaxharët e riskut apo zyratrët e SEC-ut.  Paketa shpëtuese i kushtoi SHBA-ve një rritje eksponenciale të borxhit publik dhe kjo dha efekte zinxhir në shumë sektorë, pasi rriti frikshëm interesat e kredisë, ndërsa nga ana tjetër bankat vijuan ekzekutimin e kolateraleve (shtëpive) edhe pse morrën paratë, duke zhytur mijra njerëz në varfëri. Kjo teori u vendos të mos aplikohej në rastin e falimentimit të bankave në Silicon Valley këtë vit, ku asetet e 3 bankave këtë herë ishin më të mëdha se të 25 të tjerave që u mbyllën në krizën e 2008-s.

 

Në rastin shqiptar, me këtë teori sqarohej se duam apo s’duam, dy nga më të pasurit e vendit, Samir Mane dhe Shefqet Kastrati sot përbëjnë interes publik pasi zotërojnë mbi 10% të prodhimit kombëtar të vendit. Por nëse në SHBA shprehja është “Shumë i madh për të rënë”, në Shqipëri të parët tanë kanë një tjetër “Njëbie, njëqind ngrihen”. Ndaj rasti i Manes dhe Kastratit nuk duhet parë se sa të domosdoshëm janë bërë ata brenda sistemit, porduke shtruar pyetje tjetër: A do të vazhdonin të pasuroheshin nëse do të kishte një sistem të drejtë?

 

Nëse qeveria nuk bën më tendera të porositur patjetër që do tëbinin shitjet për disa biznese, por do të fitonin ca të tjerë. Do iknin 10 veta nga një kompani X, për të shkuar te një Y. Nëse licencat në sektorin bankar nuk do të jepeshin në konflikt interesi dhe institucionet do të funksionin, nuk do të caktoheshin çmimet e ndërtimit në një zonë nga një njeri i vetëm. Nëse nuk do të rridhte informacioni nga institucionet, nuk do të kapej tregu bankar me oferta të mira për depozita një javë para se tërritet norma e interesit. Nëse do të hiqeshin monopolet, tëfuteshin më shumë firma në rrugë, porte, aeroporte, naftë, ushqime etj., disa segmente të caktuara të perandorive tëbiznesmenëve dhe mund të binin, por 10, 100, 1000 të tjerë do tëhynin në treg.  Kjo nuk do të sillte krizë, por zhvillim. Mëshumë konkurrencë, shërbime më të mira, përgjegjësi korporative dhe vizion ekonomik.

 

As sistemi bankar nuk do të pësonte gjë. Kreditë e dhëna mund të vazhdojnë të paguhen edhe nëse i ulet fitimi kompanisë dhe pjesa më e madhe e tyre janë me kolateral. Sa i takon çështjes se njëri prej tyre është pronar banke, do të sqaroja se banka nuk është klasifikuar me rëndësi sistemike dhe nga ana tjetër rënia e fitimeve të bizneseve të tjera të pronarit nuk lidhet me aftësinëpaguese të kredive, pasi kreditë nuk janë dhënë brenda grupit të tij. Nëse ata dinë të bëjnë biznes, le të dalin në mjedis të lirë dhe jo me tregje që caktohen me ligj ku marrin toka, koncesione, tendera ku fitimi është i garantuar. Nëse i hiqen privilegjet dhe bien, nuk do të ndodhë asgjë, përkundrazi më shumë mirëqënie do të ketë!

 

Teza nëse lind në një klasë vdes aty, je i pasur mbetesh i pasur, se shteti është ai që cakton fatin e individit, se brenda sistemit duhet të bindemi pasi çfarëdo të bëhet pushteti dominon qytetarin, nuk i shërben modelit të shoqërisë së hapur. Ne nuk marrim kuptim nga shteti, që ai na bën të pasur – ai na mban tëtillë. Në thelb të çdo sistemi demokratik është meritokracia dhe individualizmi. Ndaj skenari se çfarëdo që të ndodhë do të kemi të njëjtët emra është pesimist dhe “historicist” nëse do të përdornim termin e Poperit te libri “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *