27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Bum shitjesh për makinat elektrike

Shitjet e automjeteve elektrike u rritën me 66 për qind gjatë vitit 2022 krahasuar me një vit më parë. Të dhënat janë bërë publike nga JATO Dynamics, një nga kompanitë lider në botë në fushën e inteligjencës dhe kërkimeve për industrinë automotive.

Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar në rang global u shitën gjithsej 7 milionë e 370 mijë automjete elektrike nga 2.4 milionë që ishte shifra për vitin 2021. Kjo ka bërë që kuota e tregut të automjeteve elektrike të arrijë në 9.3 për qind ndaj totalit. Pra në çdo 100 automjete që u shitën në tregun botëror gjatë vitit të kaluar, 9.3 makina ishin elektrike.

Rritja e shitjeve të makinave elektrike është vënë re thuajse në të gjitha vendet, por rajonet me zgjerimin më të madh janë Evropa dhe Kina. Sipas të dhënave të bëra publike, aktualisht kuota e tregut për automjetet elektrike në Kinë është 15.6 për qind, ndërsa në Europë llogaritet në 12.2 për qind. Në total, vitin e kaluar në mbarë botën u shitën gjithsej 79.4 milionë automjete.

Pesha e automjeteve elektrike në shitjet totale të automjeteve po rritet me shpejtësi nga viti në vit, teksa duket se ky do të jene fronti i ri i indusrisë automotive. Teksa vendet e ndryshme të botës janë duke marrë masë për të kufizuar emetimet e gazrave dhe ndotjen e planetit, prodhuesit e automjeteve po orientohen me shpejtësi drejt makinave elektrike.

Shumë qeveria madje janë duke e subvecionuar prodhimin dhe përdorimin e automjeteve elektrike si një politikë me përfitime të mëdha mjedisore. Kjo sinjalizon se në një të ardhme jo të largët shitjet e automjeteve elektrike do të terkalojnë ato të automjeteve tradicionale. Pak muaj me parë presidenti amerikan Joe Biden, i njohur për pasionin e tij për automjetet, u shfaq duke drejtuar një automjet elektrik në panairin ndërkombëtar të automjeteve në Amerikën Veriore. Në SHBA, prodhimi i automjeteve elektrike po rritet me ritme të shpejta dhe industria është duke përjetuar një bum masiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *