27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Anglia po paguan shqiptarët nga 1500 paund që të kthehen në Shqipëri

Qeveria britanike është duke paguar masivisht shqiptarët e dënuar në burgjet angleze që të kthehen në Shqipëri. Lajmin e ka bërë public BBC, sipas të cilës mijëra të dënuar shqiptarë po deportohen në Shqipëri kundrejt pagesës 1500 paund secili.

Deportimet drejt Shqipërisë janë rritur ndjeshëm që kur qeveria britanike dhe ajo shqiptare nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në dhjetorin e vitit të kaluar.

“Qeveria britanike thotë se më shumë se 1 mijë shqiptarë janë deportuar në Shqipëri që pas marrëveshjes, gjysma prej të cilëve në mënyrë vullnetare ndërsa pjesa tjetër janë azilantë që u është mohuar e drejta e azilit dhe persona, të cilët kanë shkelur ligjin,” raporton BBC.

Televizioni britanik ka arritur të kontaktojë me disa prej shqiptarëve të deportuar, ku ka mësuar se ata po paguhen cash nga qeveria britanike ose po u ofrohet zbutje e dënimëve me burg nëse pranojnë të kthehen vullnetarisht në Shqipëri dhe të heqin dorë nga apelimi i deportimit.

“Oficeri i emigracionit erdhi të më takonte në burg. Ai më tha nëse doja të kthehesha në Shqipëria apo të qëndroja në Angli. Nëse zgjidhja të parën do më ulnin 1 vit nga dënimi dhe do më paguanin 1500 paund,” citon BBC një shqiptar të kthyer.

Gazetarët e BBC kanë arritur të kontaktojnë shumë të deportuar, të cilët kanë konfirmuar të gjithë se ishin paguar nga 1500 paund dhe u ishte ofruar zbutje e dënimeve për të pranuar kthimin në Shqipëri.

Një dokument zyrtar i qeverisë britanike thotë se skema e pagesës është një incentivë financiare, që u ufrohet të dënuarve të huaj, nëse ata pranojnë deportimin dhe heqin dorë nga apelimi i tij.

BBC ka pyetur zyrën e emigracionit në Angli se sa shqiptarë janë paguar deri më tani, që të kthehen në Shqipëri. Por qeveria britanike u përgjigj se ajo nuk e publikon këtë statistikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *