Telashet për Credit Suisse nuk kanë të sosur. Pas skandalit të pastrimit të parave dhe rrënimit financiar, ish gjigandi ka marrë një tjetër goditje të rëndë. Gjykata Komerciale e Singaporit urdhëroi Credit Suisse që t’i paguajë 926 milionë dollarë ish kryeministrit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili për keqpërdorimin e fondeve që ai kishte vendosur në këtë bankë.
Gjithçka ka filluar në vitin 2004, kur miliarderi gjeorgjian është kontaktuar nga një punonjës i Credit Suisse në Gjenevë, i cili i është ofruar për t’i menaxhuar pasurinë. Nën këshillat e tij dhe të bankës, ish kryeministri gjeorgjian depozitoi 1.1 miliardë dollarë në një trust në degën e Credit Suisse në Singapor.
Por punonjësit e bankës që u caktuan për të menaxhuar fondin e miliarderit gjeorgjian abuzuan duke bërë veprime financiare pa dijeninë e tij si dhe duke transferuar para në llogari fantazma.
Vendimi i Gjykatës së Singaporit thotë se shifra prej 926 milionë euro që Credit Suisse duhet t’i paguajë Bidzina Ivanishvilit është diferenca e parave që ai do të kishte fituar nëse banka do e kishte menaxhuar në mënyrë korrekte pasurinë e tij.