27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Kina prodhon avionin e parë komercial

Kina ka arritur më në fund të prodhojë avionin e saj të parë komercial për fluturime në distanca mesatare dhe të gjatë. I pagëzuar me emrin C919, avionic është prodhuar nga Commercial Aviation Corporation of China (Comac), në përpjekje për të thyer dominimin e Perëndimit në industrinë ajrore.

Avioni me 164 vende u ngrit për fluturim këtë të dielë për fluturimin e tij përurues dhe ceremonia është transmetuar nga televizioni shtetëro kinez. Por sërish thuajse e gjithë teknologjia e C919 është e bazuar në komponentët perëndimorë, përfshirë motorin dhe pajisjet elektronike.

Comac parashikon të prodhojë 150 avionë në vit brenda pesë viteve të ardhshme. Sipas kompanisë, deri tani pranë saj kanë mbërritur me shumë se 1200 porosi për blerjen e C919 dhe pjesa dërrmuese e tyre janë klientë nacionale. E para në radhe është kompania publike e fluturimeve në Kinë, China Eastern Airlines, e cila ka porositur 5 avionë C919.

Punimet për ndërtimin e avionit C919 kanë nisur para 15 vjetësh me objektivin për të konkurruar Airbus A320 dhe Boeing 737 Max. Mjeti ka një rreze fluturimi deri në 5630 kilometrash dhe mund të imbarkojë nga 158 deri në 168 pasagjerë.

“Pas disa gjeneratash përpjekje, kemi arritur më në fund të thyejmë monopolin e Perëndimit në industrinë e aviacionit duke u liruar nga poshtërimi i 800 milionë këmishave për një Boeing,” shkruan e përdtishmja kineze Beijing Daily, duke iu referuar viteve të para të hapjes tregtare të Kinës me botën kur prodhonte kryesisht mallra më vlerë të ulët si ato të industrisë së fasonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *