27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Shakaja e SPAK/ Sekretarja e Manastirliut u arrestua për tenderin 800 mijë lekë

Prokuroria e Posaçme lëshoi më në fund njoftimin zyrtar për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Sipas SPAK, zyrtarja u aresstua sepse një operator ekonomik i dha 330 mijë lekë me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor). Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Tenderi për të cilin thotë SPAK është zhvilluar në 22 Maj. Gjithë fondi limit i tij ishte 805 mijë e 872 lekë. Pra, sekretarja e përgjithshme mori rryshfet 41 për qind të fondit limit të tenderit.

Hetimi i SPAK në këtë rast na vlen vetëm për një gjë. Për të na treguar se norma e rryshfetit në tenderat publik ka vajtur edhe 40 për qind. Tani imagjinoni për një moment se çfarë bëhet me tenderat e tjerë të mëdhenj me 10 milionë euro e sipër. Këtë vetë,m mund ta imagjinojmë. Sepse deri më tani, SPAK-ut i ka qëlluar të kapë rryshfete vetem tek tenderat me vlera qesharake. Si kanali 200 mijë eurosh i Bishqethmit që çoi në burg gjysmën e Lushnjes apo 800 mijë lekëshi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Dhe kryeministri ka të drejtë kur thotë se qeveria e tij nuk mund të pajtohet me këta zyrtarë që vjedhin 800 mijë lekësha. E gjitha është çështje përmasash. Sepse për inceneratorin 1 miliardë euro të Tiranës, SPAK-u thotë se hetimet janë të vështira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *