28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Samir Mane dhe martesa e opozites

Habjon Hasani

Duke qene se Samir Manen e kam pershendetur veç nje here ne jeten time, ne nje ashensor te “Aba Business Center” e duke qene se nuk kam patur ne asnje sekonde ndonje ujdi me te, zero, dua duhet te them disa gjera.

E para, intervista e tij te Fevzo ishte e shkelqyer, me beri pershtypje sidomos maturia e tij dhe nje lloj takti ne menyren si cekte problemet por pa renduar te tjeret kot me kot.

E dyta, per nga steka e formimit dhe menyra e artikulimit ai nuk ka asnje dallim me biznesmenet e medhenj nderkombetare qe ne i lexojme neper Forbes dhe kjo eshte diçka shume e mire.

E treta, e konsideroj teper te gabuar kete gjyqin popullor qe i behet biznesit te madh, gjyq qe behet perhere ne menyre selektive.

Ne nuk mund te operojme ne vitin 2023 me mentalitetin e vitit 2010 sepse disa gjera kane ndryshuar ne trungun e sistemit. Keta qe quhen oligarke jane lope qe dine te prodhojne qumesht, ushqeji mire dhe keta prodhojne qumesht. Kaq eshte detyra e tyre.

Ne menyren si e perceptoj dhe si me rezulton mua, Edi Rama ka ndertuar nje çark me cinizem te pameshirshem, duke arritur te klientelizoje dhe vet opoziten e vendit. Nuk e di kush ja ka dhene kete ide, por nuhas dore akademike pas levizjes qe ai ka bere, sepse ai e ka martuar opoziten me klientet e vet. Pra ça jane biznesmene kryesore me te cilet punoi qeveria Berisha (sidomos Mane dhe Kastrati) Rama i mbajti dhe i rriti duke e kthyer opoziten ne “happy shareholders”.

Keta te opozites kur duan ndonje favor per rrethin e tyre familjar biologjik i çojne Rames haber ne darke ndersa ne mengjes ai u thote: Fol me Samirin, Fol me Çetin. Pra i ka martuar dhe i ka shnderruar ne kliente te klienteve te tij. Nga pikepamja e interesit te ngushte politik kjo eshte levizje brilante e Rames, pasi dhe mediat ne dukje opozitare ai i ka kliente te klienteve, ndonese ata nuk e kuptojne ose bejne sikur nuk e kuptojne.

Nga pikepamja e interesit publik ky çark i ngritur nga Rama eshte i diskutueshem, ndonese une nuk besoj qe rivalet e tij mund te jene ne gjendje te sjellin diçka me te mire, se fundja po e tregojne qe ne opozite qe jane kliente te klienteve. Duhet shume kujdes me te gjithe kasten e biznesit sepse ata jane instrumente, jane lope qe dijne te bejne qumesht, nuk mund t’i besh fajtor ata pse triumfon Rama politikisht dhe pse eshte opozita ne kete derexhe. Nuk eshte detyra e tyre kjo.

Sikunder opozita qe trimerohet aq shume me inceneratoret (dhe mire ben) ne te njejten kohe struket kur vjen puna te kontrata e favore disafish me lukrative, nuk pipetin, sepse siç e thashe, Rama e ka martuar opoziten, i ka kliente indirekt. E nese kjo opozite eshte e rene ne kete çark, atehere eshte peng opozita dhe jo peng oligarket.

Peng i thençin xhanem, se ekonomikisht ata rezultojne “happy shareholders”, ne finale mua me rezulton qe peng jane shqiptaret opozitare, se te pakten keta qe kryesojne opoziten e hane nje cope djath falas dhe pse ne çark.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *