28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Cola, Pepsi, Orbit…/ OBSH do të shpallë kancerogjen ëmbëlsuesin që gjendet në 6 mijë produkte

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pritet të deklarojë se aspartami mund të jetë kancerogjen për njerëzit. Hulumtimi për ëmbëlsuesin artificial u krye nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), ndërsa raporti bombë pritet të shpallet i plotë më 14 korrik.

Aspartami është ëmbëlsuesi artificial 200 herë më i fuqishëm se sheqeri i zakonshëm, i cili ka hyrë në treg si një ëmbëlsues me pak kalori në vitin 1981. Që atëherë, ai është bërë një përbërës kyç në ushqime dhe pije në të gjithë Amerikën e Veriut, Azinë dhe Evropën, tregojnë të dhënat nga revista shkencore Nutrients.

Ai përdoret gjerësisht pjesërisht sepse ëmbëlsia e tij ekstreme do të thotë që duhet përdorur shumë më pak aspartam sesa sheqeri – që do të thotë se produktet që e përmbajnë kanë më pak kalori.

Aspartami përdoret në rreth 6000 produkte ushqimore dhe pije të njohura, si dhe në disa ilaçe dhe laksativë, duke përfshirë Coca Cola Dietike, Cola Zero, Pepsi Max, Sprite Zero, Fanta Zero, çamçakëzi Orbit, ai Trident si dhe mijëra ushqime të tjera.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *