28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Fonde për bizneset dhe buxhetin/ Shqipëria siguron akses në programin 7.5 mld euro

Shqipëria do të ketë mundësi të sigurojë financime nga Programi 7.5 miliardë euro i për teknologjinë e informacionit. Komisioni Europian nënshkroi marrëveshjen e asociimit për Programin e Europës Dixhitale me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, në kuadrin e Dialogut Rregullator me Ballkanin Perëndimor.

Bizneset, administratat publike dhe organizatat e tjera nga vendet e Ballkanit Përëndimor do të kenë mundësi të aksesojnë thirrjet e Programit, i cili deri në vitin 2027 pritet të disbursojë 7.5 miliardë euro.

“Firmosja e sotme e është një hap i rëndësishëm për të përforcuar kapacitetet kritike dixjitale në BE dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo fushë është një shembull se bashkëpunimi mes BE dhe vendeve të ballkanit në fusha me interes për qytetarët është i mundur. Ajo që dikur dukej pothuajse utopike, tani është një realitet që nga viti 2021 – me tarifat rajonale të roaming-ut të eliminuara,” deklaroi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), Majlinda Bregu

Në veçanti, pjesëmarrësit nga këto katër vende do të jenë në gjendje të marrin pjesë në projekte që vendosin teknologji dixhitale në të gjithë BE-në në fusha specifike si inteligjenca artificiale dhe aftësi të avancuara dixhitale. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të krijojnë Qendra të Inovacionit Dixhital në rajonet e tyre.

Kjo do t’i sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor akoma më afër ekonomisë dhe shoqërisë së BE-së.

Programi

Me vlerë 7.6 miliardë euro (në çmimet aktuale), Programi është pjesë e buxhetit të ardhshëm afatgjatë të BE-së, (Korniza Financiare Shumëvjeçare), dhe mbulon periudhën 2021 deri në 2027. Ai do të sigurojë financim për projekte në pesë fusha vendimtare: superkompjutera, inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, aftësitë e avancuara dixhitale dhe sigurimin e përdorimit të gjerë të teknologjive dixhitale në të gjithë ekonominë dhe shoqërinë.

Investimet në kuadër të programit të Evropës Dixhitale mbështesin objektivat e dyfishta të Bashkimit Europian për një tranzicion të gjelbër dhe transformim dixhital si dhe forcojnë autonominë strategjike të Unionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *