Studimi i fizibilitetit për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit në Shqipëri do të jetë gati në fund të vitit. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev gjatë takimit me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj në Baku.
“Shpresoj që mënjeherë pas kësaj ne të nisim punën në terren për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit, një investim që do të jetë tërësisht azer” deklaroi Aliyev.
Qeveria shqiptar se projekti i gazifikimit të vendit do të nis fillimisht si pilot nga qyteti i Korçës. Qeveria ka deklaruar se shumë shpejt në këtë qytet do të ndërtohet rrjeti i shpërndarjes së gazit përmes bashkëpunimit me kompaninë azere, Socar.
Ndërkohë projekte të tjera që synojnë përdorimin e gazit është ai i termocentralit të Vlorës. Ky termocentral u projektua që të prodhonte energji me naftë, por deri tani nuk është vënë në punë asnjëherë.
Disa vite më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një studim sipas të cilit ndërtimi i rrjetit të gazit në Shqipëri ka një kosto prej 750 milionë eurosh. Sipas FMN, ky investim do të kishte impakte pozitive në ekonomi duke ju mundësuar bizneseve shqiptare që të furnizoheshin me energji me kosto të ulët.