Marketimi agresiv dhe vëmendja e madhe që po merr Shqipëria në tregun turistik ka nisur të tërheqe edhe personazhet e njohur në arenën ndërkombëtare. Marika Fruscio, modelja dhe prezantuesja e njohur italiane, ka zgjedhur Ksamilin për pushimet e kësaj vere.
Tashmë që kampionati italian i futbollit ka përfunduar, prezantuesja ka stakuar spinën duke fluturuar në Shqipëri për pushimet verore. Siç tregojnë dhe postimet e saj në rrjetet sociale, Fruscio nuk ka mbetur aspak e zhgënjyer nga Shqipëria. Përkundrazi, modelja italiane duket e mahnitur nga ujrat e kristalta të rivierës shqiptare.
Suksesi i Marika Fruscio-s nis me pjesëmarrjen e saj në reality show-n “Playmen TV” dhe më pas tek emisioni “Burra dhe Gra” të Maria De Filipit. Prej disa vitesh, modelja e njohur punon si prezantuese, por edhe opinioniste në transmetime të ndryshme futbolli për disa TV italiane, si 7 Gold, Antena 3 dhe Top Calcio 24.