28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Nikolla thërret Këshillin e Mandateve për Ahmetajn, pranon kërkesën e SPAK për seancë të mbyllur

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. Sipas shkresës së firmosur nga kreu i Kuvendit, mbledhja është caktuar të martën në orën 16.

Në dokument, kryetarja e Kuvendit ka pranuar kërkesën e SPAK, që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kjo është hera e parë që Prokuroria kërkon që seancat e diskutimit për heqjen e mandatit të një deputeti të zhvillohen me dyer të mbyllura. Nëse kthehemi në kohë, shohim se seancat e kërkuara për heqjen e mandatit të deputeteve, Tom Doshi, Mark Frroku apo Armando Prenga janë zhvilluar të hapura.

Po kështu edhe seanca për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, pavarësisht refuzimit të parlamentit ndaj kërkesës së Prokurorisë, u zhvillua e hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *