26 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Uncategorized

Hetimi për Arben Ahmetajn/ Gjykata vendos sekuestro preventive për 4 apartamente

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive ndaj 4 banesave në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Këto apartamente në Tiranë dhe në zonën e Hamallajt në Durrës dyshohet se kanë qenë në pronësi të Ahmetaj dhe më pas të jenë shitur tek persona të tjerë në mënyrë fiktive.
Mëngjesin e sotëm agjentët e BKH ushtruan kontrolle në banesën e të atit të Erjola Hoxhës në Lalëz, partneres së Ahmetajt. Këto kontrolle në të gjitha banesat janë bërë me vendim të GJKKO.

Arben Ahmetajt i është hequr nga Parlamenti imuniteti i deputetit, duke i hapur rrugë firmosjes së kontrolleve dhe kërkesës për arrrestim nga SPAK. Nuk ka ende informacion nëse nga GJKKO është firmosur urdhri për arrestimin e Ahmetajt.

Ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Avokati i tij pohoi që Ahmetaj ndodhet në Britani të Madhe.
SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për 3 akuza në lidhje me inceneratorët; për korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

 

Burimi: Syri.net

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *