28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

AKSHi shpall tender 16.5 mln euro për laboratorët smart në shkolla

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli një tender me fond limit 16.5 milionë euro për implementimin e laboratorave smart në shkollat 9 vjeçare. Sipas dokumentave të tenderit, qëllimi i kontratës së majme është të pajisë 200 shkolla 9-vjeçare në të gjithë vendin me laboratorët smart.

“Me anë të këtij projekti synohet që të ndërtohen laboratorë që do i vijnë në ndihmë mësimdhënies së kodimit në shkollat 9 vjecare, duke filluar që nga klasa e I-rë, të pajisur me teknologji dhe sistemet me koherente, duke lehtësuar mësimdhënien si për mësuesit edhe për nxënësit në mënyrë sa më efiçente,” thuhet në argumentimin e kontratës.

Aktualisht në shkollat 9-vjecare në Republikën e Shqipërisë kurrikula për Teknologjinë e Informacionit fillon nga klasa e I-rë dhe trajtohen tematika të përgjithshme lidhur me këtë fushë, për të marrë njohuri bazike elementare nga nxënësit e shkollës.

Sipas AKSHI, këto tema mësimore zhvillohen pa baza materiale të teknologjisë së informacionit, por vetëm me tekste shkollore dhe shpjegohen verbalisht nga mësuesit e shkollës ne shumicën e rasteve pa patur mundësinë për një mësim më praktik, ndaj ka lindur nevoja për ndërtimin e laboratorëve të rinj ose rinovimit të atyre ekzistuesve.

Çmime të fryra

Projekti për pajisjen e shkollave 9 vjeçare me laboratorë të teknologjisë së informacionit ka nisur disa vite më parë. Vitin e kaluar, AKSHI prokuroi një kontratë me vlerë 320 milionë lekë ose 3.2 milionë euro laboratorë.

Kontrata u fitua ABS dhe Albascan, ndonëse një kompani pati ofertuar cmimi 230 milionë lekë. Kompanitë e IT-së thonë se edhe këtë vit, tenderi i majmë do të shkojë me shumë mundësi tek të njëjtat kompani.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *