28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Kredia në Eurozonë shënon rënien më të madhe në histori

Kërkesa e bizneseve europiane për kredi shënoi rënien më të madhe të regjistruar ndonjëherë në histori gjatë tremujorit të dytë të vitit. Të dhënat janë bërë publike nga Banka Qendrore Europiane.

Ekspertët kishin parashikuar se kërkesa për kredi e kompanive do të shënonte rënie gjatë tremujorit të dytë, si pasojë e shtrëngimit të politikës monetare nga BQE. Por rënia faktike e regjistruar ka qenë shumë më e thellë se pritshmëritë.

Anketa tremujore e BQE-së për bankat, e cila raportoi rënie të kërkesës edhe nga familjet për hipoteka dhe kredi të tjera, mund t’i shtojë thirrjet që Banka Qendrore të konsiderojë ndalimin e rritjes së normës së interesit.

Vrojtimi gjeti se bankat në Eurozonë ka vazhduar shtrëngimin e standardeve të kredisë në tremujorin e dytë. Vetë bankat fajësojnë rritjen e normave të interesit dhe uljen e nevojave për financim për investime për rënien e kërkesës për kredi. Sipas tyre, kjo tendencë pritet të vazhdojë edhe në tremujorin e tretë, ndonëse me ritme më të ngadalta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *