Çmimet e grurit u ngjitën në nivelin më të lartë në pesë muaj të martën, pasi sulmet ruse kundër porteve ukrainase që transportojnë grurin u intensifikuan.
Kontratat e së ardhmes së grurit të tregtuara në Çikago u shtrenjtuan deri në 2.6 për qind në 7.7725 dollarë për bushel, më e shtrenjta që nga mesi i shkurtit.
Çmimet e grurit arritën nivele rekord në fillim të këtij viti si rezultat i pushtimit të Moskës ndaj fqinjit të saj. Rusia dhe Ukraina prodhojnë rreth 30 për qind të grurit të tregtuar në botë, duke ngritur shqetësime për mungesat.
Çmimet janë rritur javën e kaluar pas tërheqjes së Rusisë nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e grurit ukrainas përtej Detit të Zi. Të hënën, një sulm me dron rus shkatërroi një silo depozitimi gruri në portin ukrainas të Reni.