28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Një investim i financuar nga AZHBR

Ndërtimi i bujtinave në foto është financuar me 200 mijë euro nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Vendodhja është në Dhërmi, ndërsa kompania përfituese e grantit quhet Coast to Coast.

E themeluar në vitin 2009 nga Florenc Gjikuria dhe Jorgji Ruci, Coast to Coast ka ndërruar disa herë ortakë që nga ajo kohë. Madje në një moment, aksioner i saj ka qenë dhe Besnik Dervishi, ish zyrtar i lartë i maxhorancës, aktualisht në postin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Aktualisht kompania zotërohet në masën 100 për qind nga Xheni Gjikuria dhe ka si objekt aktiviteti “Zhvillimi i aktiviteteve te ndryshme ne fushen e turizmit,bar- restorant, hoteleri, dhenie me qera e transaksione te tjera mbi pasuri te paluajtshme (real estate) etj..”

Në vitin 2019, kompania lançoi një investim me vlerë totale rreth 320 mijë euro me kursin e atëhershëm. Nga këto, AZHBR dhe shteti financuan me grant falas 230 mijë euro.

Objekti i investimit siç përshkruhet në dokumentat e AZHBR është “investime për rikonstruksion dhe mobilim në fushën e turizmit rural.” Ky në foto tregon investimin e realizuar.

Në objektin e aktivitetit, që shoqëria Coast to Coast ka depozituar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit nuk gjendet asnjëra prej fjalëve, fermë, bujqësi, serë apo blegtori. Dhe pyetja që shtrohet këtu është; si nxitet bujqësia shqiptare dhe si ndihmohen fermerët përmes këtyre investimeve?

Përgjigjen e di më mirë AZHBR-ja. Megjithatë bëmat me grantet e bujqësisë janë dhe më të mëdha se kaq.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *