Euro është zhvlerësuar këtë të hënë me 2.98 lekë. Ky është zhvlerësimi më i forte i euros ndaj lekut në një ditë të vetme, që është regjistruar ndonjëherë në histori.
Por nuk mbaron me kaq. Dollari është zhvlerësuar me 3.33 lekë, franga zviceriane me 3.6 lekë, jeni japonez me 3.7 lekë, ndërsa paundi britanik me 4 lekë. Brenda një ditë të vetme. Edhe këto të gjitha janë rekorde historike.
Ky nuk është një kurs normal këmbim. Kjo është një shaka ekonomike pa kripë. Dhe në këtë situatë as qeveria, as Banka e Shqipërisë nuk mund të fshihen pas gishtit. Minimumi kanë detyrimin ligjor të shpjegojnë se ëfarë po ndodh në tregun valutor se ëoroditja e kursit ka filluar të ëorodisë ekonominë.
Lëvizjet me këtë intensitet në kursin e këmbimit kanë krijuar pasiguri të mëdha në ekonomi. Dhe ndryshe nga sa thotë kryeministri me Bankën e Shqipërisë, kjo nuk është shenjë suksesi, por kaos.