Agjencia e Ujesjelles Kanalizimeve ka pergenjeshtruar lajmin per falimentimin e Ujesjellesit te Durresit. Permes nje deklarate zyrtare AKUM thote se vendimi i asamblese se shoqerise per perfundimin e aktivitetit dhe prishjen e shoqerise nuk ka lidhje me falimentimin, por me riorganizimin e kesaj shoqerie, e cila tabi do te kete ne perberje dhe ujesjellesat e Shijakut, Kavajes, Krujes dhe Rrogozhines.
Njoftimi i plote i AKUM
Lidhur me lajmin e publikuar sot në media për situatëne ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Durrës, Agjencia Kombëtare e Ujesjellës Kanalizimeve dheTrajtimit të Mbetjeve (AKUM) sqaron se:
Vendimi i Asamblesë aksionare të UK Durrës, për“Përfundimin e aktivitetit dhe prishjen e shoqërisë” nuk ka lidhje me falimentimin e saj, por me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimevenë të gjithë vendin, proces i nisur vitin e kaluar në bazëtë një vendimi të Qeverisë Shqiptare “Për riorganiziminsektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimitdhe përpunimit të ujërave të ndotur”.
Ky proces ka konsistuar në agregimin e 61 ish-shoqërive në varësi të bashkive të vendin dhe krijimine 15 shoqërive të reja ku secila bashki është sërishaksionere, por tashmë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që është aksionerjakryesore me 51%. Aktualisht 13 Shoqëri Rajonale nga15 Shoqëri Rajonale të propozuara janë të regjistruaradhe janë në funksion.
Në zbatim të kësaj reforme Shoqëria RajonaleUjësjellës Kanalizime Durrës, ka përthithur aktivitetine katër UK-ve, Shijak, Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë, të dhënat financiare të të cilave janë të gjitha tëdeklaruara pranë organeve tatimore dhe në QKB. Janëtë dhëna publike dhe transparente.
Më datë, 1 Janar 2023, Shoqëria Aksionare UjësjellësKanalizime Durrës ka transferuar aktivitetin nëShoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime DurrësSH.A., së bashku me shoqëritë e tjera UjësjellësKanalizime Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak.
Në procesin e transferimit, i cili është mbikëqyrur nganjë grup ekspertësh kontabël, janë mbartur të gjithaasetet, të drejtat dhe detyrimet nga Shoqëritë e mëparshme të Ujësjellës Kanalizime në Shoqërinë e re Rajonale.
Gjatë procesit të transferimit nuk ka pasur asnjë shuarjetë të drejtave ose detyrimeve, pasi Shoqëria AksionareUjësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar të gjithëveprimtarinë e saj, përfshirë të gjithë të drejtat dhedetyrimet sipas një kontrate noteriale, bazuar edhe nëlegjislacionin tatimor dhe atë të shoqërive tregtare, ka përfunduar qëllimin për të cilin është krijuar dhe përkëtë arsye Asambleja e Aksionareve ka nisur procesine likujdimit të kësaj shoqërie.
Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka një rastspecifik të kostove të larta të energjisë elektrike, pasiburimet ujore nga të cilat furnizohet janë rreth 50 km larg. Këto tarifa të shërbimit të furnizimit me ujë janëtë pamjaftueshme për të mbuluar koston e operimeve tëshoqërisë, duke çuar në akumulim të vazhdueshëm tëdetyrimeve të papaguara për energjinë elektrike ndajOSHEE dhe FSHU. Tarifa aktuale mbulon vetëm 43% të kostos së operimit.
Theksojmë se Shoqëria Rajonale e UjësjellësKanalizime Durrës , e cila mbulon territorin e BashkiveDurrës, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Rrogozhinë ka siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe është në mënyrëtë vazhdueshme duke likujduar detyrimet e prapambetura të trashëguara nga ShoqëritëTransferuese. Konkretisht, nga momenti i krijimit tëShoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, nukjanë krijuar detyrime të reja për sigurimet shoqërore, pagat, dhe aktivitetin tregtar, dhe janë shlyer detyrimetë prapambetura të shoqërive të transferuara në vlerën374,344,556 Lekë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë̈ dhe AKUM kanë përgatitur kontrata të performancës, të cilatndihmojnë̈ në mbikëqyrjen e plotë të aktivitetit të Shoqërive UK, si dhe garantimin që administrimi i tyretë jetë në përputhje me strategjinë̈ kombëtaresektoriale.