28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Ylli Manjani: Janë të gjithë për t’ua hequr duar, këmbë e fundshpinë nga karriket publike

Nuk është vetëm Artur Metani për t’u dorëhequr!

Janë të gjithë për t’ua hequr duar, këmbë e fundshpinë nga karriket publike.

Bajram Begaj i pari. Ka dhënë portet e ushtrisë për pallate.

Edi Rama që ka dhënë gjithë Shqipërinë me koncension.

E me radhë të gjithë deputetët që kanë mashtruar popullin kur i morën votat.

Bashkë me ta edhe ministrat që u arrestohen vartësit dhe ata s’mbajnë asnjë skuqje faqesh e jo më përgjegjësi. U duhen hequr duart nga pushteti e përfaqsësimi politik thuajse çdo të zgjedhuri apo të emëruari. Të gjithë mashtrojnë. U ka zënë rrena rrenën.

Është kalbur e gjithë ngrehina.

E përsëris nuk ka drejtësi që vendos rend ligjor në një ngrehinë të kalbur, e cila bën ligje për të mbajtur gjallë kalbjen.

Drejtësia që vepron me ligjet e kësaj ngrehine është po aq e kalbur.

Për fat të keq opozita nuk ka asnjë projekt për një ngrehinë të re. Ajo aspiron të marrë nën zap ngrehinën aktuale. Por edhe atë s’e merr dot…

Kështu që skandalet shihen si telenovela turke me shumë seri…

Argëtim të mbarë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *