26 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi Uncategorized

Përse askush nuk flet për masakrën më të madhe urbanistike të Tiranës?!

Ermal Mulosmani

Nuk ka masakër në të madhe urbanistike në Tiranë sesa kjo brenda pyllit të Liqenit. Nuk ka folë as Berisha, as Basha e askush përveç Arlind Qorrit. Askush për be, asnjë deputet e fare pak ndonjë media periferike! Kjo është kauzë, ky është kapje e shtetit nga Shefqet Kastrati dhe me mbulesën e Arben Ahmetajt.

Ku ishte Basha, Berisha, Mero Baze, Carlo Bollino kur u hodhën themelet e betonit në Parkun e mbrojtur me ligj special?! Ku ishin aso kohe deputetët e PD së që sot qurraviten për lulishten në qendër ( e cila nëse do mbetej ashtu do i kushtonte shtetit dhjetëra milionë euro dëmshpërblim pronarëve)?

Ata sigurisht e dinin fort mirë që ai ishte krim i madh por i mbyllën të dy sytë me pëllëmbët e duarve të Kryetarit të kapur të Partisë. Sepse Shefqet Kastrati ka kapur Opozitën po aq sa Pushtetin. Ai na sfidon me lagje brenda pyllit, mijëra tonelata beton që zëvendësuan pemë, gjelbërim e oaz shpirtëror.

Ky është kanceri i vërtetë i Tiranës- i pari se e shkatërron mjedisin i dyti se kap për fyti Opozitën dhe i merr shpirtin! Kapja e shtetit askund nuk lulëzon dukshëm sa në këto gradaçela të Lalë Kastratit brenda Parkut të Liqenit Artificial.

Është njësoj sikur Bashkia e New Yorkut të japë leje ndërtimi brenda Central Park-ut dhe njerëzit të bënin sikur nuk e shohin! Lul Basha është më i kapuri i të kapurve në këtë vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *