28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

“Shtëpi me 35 mijë euro: Italianët investojnë në Shqipëri”.

Ëndrra e një familjeje mesatare italiane është të ketë një shtëpi, mundësisht me pamje nga deti, por duke pasur parasysh koston e lartë të jetesës, ka nga ata që shikojnë anën tjetër të Adriatikut. Një orë e gjysmë fluturim larg, çmimet janë të favorshme, italishtja është gjuha e dytë dhe taksat nuk janë të larta.

40-vjeçari shqiptar Genti Marku, që drejton një agjenci imobiliare në qytetin e Lezhës e njh mirë këtë situatë. Por ai njeh mirë edhe Riminin ku punoi për gati 10 vjet përpara se të kthehej përgjithmonë në tokën e shqiponjave.

Marku, kur shpërtheu interesi i banorëve të Romagna-s për tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme?
“Duke filluar nga viti 2015, por është pandemia ajo që solli bumin e vërtetë. Italianët, dhe në veçanti banorët e Romagna-s, e kuptuan menjëherë potencialin e këtyre investimeve, duke qenë se Shqipëria është Kroacia e re: një xhevahir i vërtetë i vendosur në Ballkan.

Interesi i blerësve të mundshëm nuk ndizet vetëm nga afërsia me detin, por edhe nga distanca minimale me atraksionet e tjera. Në Lezhë, për shembull, plazhi është 7 kilometra nga lartësitë dhe në rreth njëzet minuta mund të arrini kodrat. Është një festë që përfshin shumë të tjera brenda saj, në një lloj kutie kineze, krahasuar me 300 ditë me diell nga 365, duke pasur parasysh se këtu, nga taksitë te ëi-fi, asgjë nuk mungon”.

A ka ndryshuar identikiti i blerësit mesatar me kalimin e viteve?
“Në fillim ishin kryesisht sipërmarrësit italianë që donin të hapnin biznese në Shqipëri. Më pas radha ishte e punonjësve: nga prodhuesit e picave te shefat e kuzhinës. Ka ende nga ata që blejnë edhe tre apo katër shtëpi në të njëjtën kohë, duke i konsideruar ato një investim në një vend me potencial të madh që po rritet me shpejtësi. Aktualisht peshën më të madhe e zënë pensionistët italianë që vijnë të tërhequr nga çmimet e ulëta. Megjithatë buk mungojnë as familjet që nga ana e tyre hyjnë në biznes: nëse nuk arrijnë të vijnë për të jetuar në Shqipëri, apartamentin e japin me qira miqve ose të afërmve.

Corriere Romagna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *