Edhe pse qeveria miratoi në Parlament masën që shtyn pagesën e tatim fitimit për kompanitë e eksportit, shoqata e eksportuesve denoncon se administrata tatimore është duke vendosur gjoba në seri ndaj tyre për mospagimin në kohë të tatim fitimit.
Përmes një njoftimi zyrtar, shoqata e eksportuesve bëri të ditur se ka marrë raportime të shumta nga bizneset eksportuese të cilat po gjobiten masivisht nga Tatimet për mospagimin e tatim fitimit të parapaguar.
Eksportuesit kanë pësuar humbje të rënda për shkak të forcimit të lekut ndaj euros. Nga kjo situatë e vështirë, qeveria vendosi që të shtyjë pagesën e tatim fitimit për bizneset eksportuese na mars të vitit të ardhshëm.
Por tani eksportuesit pretendojnë se pavarësisht se shtyrja është bërë më ligj, administrata tatimore po i gjobit bizneset e eksportit pikërisht për këtë shkak, mos pagimin e tatim fitimit.