Banka Qendrore Evropiane (BQE) po përgatitet t’i dërgojë një letër Italisë duke ngritur kundërshtime në lidhje me taksën e papritur të qeverisë mbi fitimet e bankave, shkroi të premten e përditshmja Corriere della Sera.
Letra do të kritikojë faktin që Roma shpalli taksën javën e kaluar pa informuar më parë as Bankën e Italisë dhe as BQE-në, siç supozohet të bëjë sipas rregullave të BE-së, shkruante gazeta, pa cituar burime.
Taksa rrezikon të dobësojë bankat e Italisë dhe ekonominë e saj në përgjithësi, do të thotë BQE në letrën që do të dërgohet më së voni brenda “dy javësh”, thuhet në artikull.