Kompania Voltalia ka nisur instalimin e paneleve diellore në centralin e Karavastasë. Prodhuesi kinez i paneleve, Trina Solar ka dorëzuar 140 Më të moduleve të saj dyfaqëshe, të cilat prodhojnë energji nga të dy anët, që po përdoren nga Voltalia në parkun diellor të Karavastasë.
Centrali, që është më i madhi i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, u iniciua pas një thirrjeje për tender nga qeveria shqiptare. Fituese e tenderit u përzgjodh gjigandi francez Voltalia, i cilli ofroi që të shesë gjysmën e energjisë së prodhuar tek shteti për një çmim më pak se 25 euro për mega.
Ndërtimi i centralit përfundon brenda pak muajve dhe vepra pritet të prodhojë energji brenda këtij viti. Sipas kapacitetit të instaluar, parku i Karavastasë do të prodhojë mesatarisht 265 Gigaëh energji në vit, duke mbuluar nevojat vjetore për energji elektrike të 220,000 banorëve dhe duke kursyer afërsisht 29,165 ton dioksid karboni në vit.
Centrali
Karavasta Solar ndërtohet nga kompania Voltalia. Kjo vpër financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (ERBD) dhe ka një model shitje energjie që bazohet mbi një marrëveshje afatgjatë. Sipas kësaj marrëveshje, 50% e energjisë elektrike të prodhuar do t’i shitet operatorit publik shqiptar nëpërmjet një kontrate shitjeje 15-vjeçare, ndërsa pjesa tjetër do t’i shitet operatorëve privatë me kontrata afatgjata.
Kompania thotë se 1% e investimit total prej 140 milionë eurosh të kompanisë në Karavasta Solar do të shkojë drejt nismave sociale në zonë. Për më tepër, 30% ose më shumë e fuqisë punëtore është me burim nga komuniteti lokal në Shqipëri si gjatë ndërtimit ashtu edhe gjatë funksionimit.
Gjatë ndërtimit të projektit janë të punësuar rreth 200 persona dhe gjatë operimit do të ketë 10-15 punonjës direkt dhe 20-50 punonjës indirekt.