Ministrja italiane e turizmit Daniela Santache deklaroi se Shqipëria nuk mund të krahasohet dot me Italinë për sa i përket bukurive natyrore dhe kulturës. “Unë jam ministrja e parë e qeverisë italiane që kam shkuar në Shqipëri, por nga pikëpamja kulturore dhe dhe e peisazhit nuk ka krahasim me Italinë,” u shpreh Santache gjatë aktivitit ‘Takimet e Princit’ në Viareggio.
Beteja për tregun turistik mes dy vendeve nisi me një meme të postuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, e cila tregonte italianët që vërshonin drejt Shqipërisë në anijen e famshme Vlora. Postimi shkaktoi jo pak polemika në mediat italiane. Paralelisht me betejën e propagandës mes politikanëve, këtë sezon turistik shumë biznese italiane në fushën e turizmit, veçanërisht ato në jug të vendit kanë shprehur shqetësimin për rënien e ndjeshme të turistëve, të cilët sipas tyre po zgjedhin të kalojnë masivisht pushimet në Shqipëri.
Pak ditë më parë, Shqipëria u vizitua edhe nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila qëndroi disa ditë në Vlorë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Sipas kryeministrit të Shqipërisë këtë sezon Shqipëria është vizituar nga 500 mijë italianë, çka përbën një rekord historik.