29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Progni: 10 pyetje per kryeministrin, Bicin dhe dyshen Mirlinda Karcanaj-Ermal Beqiri!

Gent Progni

Deshmia qe dha live kryeministri Rama e transkriptuar eshte prova qe SPAK nese ekziston duhet te filloje me vrap ceshtjen penale. Kryeministri duhet te mesoje nje here e mire se s’mund te beje gallate pa fund me pronat e shqiptareve as me median qe e therret por se degjon.

Transkripti – KM i tha popullit: “Kam nje tabele me te dhena nga Kadastra sa aplikime jane be sa pergjigje jane marre. Sistemi funksionon por sdine ta perdorin. 30% e notereve sdine te bejne aplikimet. Noteret, sekseret kane humb pushtetin ne Kadaster. Eshte be nje operacion masiv i aplikimeve te prapambetura. Prapambetjet ishin ne çdo drejtori pavaresisht punes se madhe qe u be per disa vite ne raport me llahtaren qe trasheguam. Punonjesit e Kadastrave vendore e nxirrnin muajin jo me rrogen por me nderet qe benin. Sistemi ka ngec se gushti ka fluks emigrantesh dhe aplikimesh. Ne15 gusht 32 534 aplikime. Pse nuk e bejne nga Amerika kur skane nevoje te vijne fare ketu me sistemin qe kemi? Doreheqjet nga kadastra tregon se sistemi funksionon. Ikin se smund te bejne asgje. Transaksionet e zeza jane zero. Ska me korrupsion. Aplikimin e Shkodres e ben juristi Libofshes. Ka raste qe aplikimet nuk funksionojne por jemi ne periudhe kur po riaxhustohen njerezit qe e perdorin. Sistemi esht perfekt”.

Qe kryemistri i Shqiperise eshte kap peng nga Banda Karcanaj kjo ska me dyshim kur doli per se dyti dhe mbrojti live demet gjigande qe ju ka sjelle shqiptareve per tre muaj nga kjo bande. KM nuk e di qe pacavure grafiku me te cilin doli live ne TV eshte bere ne zyrat e Soft & Solution ne Pazarin e ri nga Ermal Beqiri.

Jane 50 000 aplikime pa pergjigje jane sot ne sistemin e kadastres dhe dy here kaq me pergjigje refuzuese sipas modelit “Aplikim AV NISA”. Ky eshte marifet i gjetur per te ribe aplikimin pa pagese dhe me prit 21 dite kalendarike. Me mijera kane kalu dy tre here 21 ditet.

Nuk jane vetem noteret te demtuarit. Jane bankat te gjitha, firmat e ndertimit, bashkite qe nxjerrin lejet e ndertimit, njerezit qe kane per te regjistruar pronat, esht blloku regjistrimi kontratave te shtjes, dhurimit, premtim shitjes, porosive, regjistrimi hipotekave, kontratave te qirase etj, te gjitha jane bllokuar. Aludimi per noteret eshte nje genjeshter qe vete Km e ka ngrene me qejf meqe ka mundesi te luaje me batuta.

Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karcanaj e dine shume mire se sistemi NISA i noterise nuk te le te besh gabime kur aplikon. Jane rubrika te percaktuara kur noteri ben cdo lloj kerkese, rubrika qe po nuk i plotesove nuk te kalon kerkesa matane tek sistemi i Kadastres, i riu i vjetri ska rendesi.

Me 50 000 aplikime pa pergjigje dhe mijera te tjera me pergjigje negative lindin pergjegjsi dhe 10 pyetje per Kryeministrin dhe SPAK:

1 Cilet jane punonjesit IT te ASHK qe jane marre me Sistemin e Kadastres Dixhitale dhe kush e ka pregatitur grafikun me ngjyra (qe u prezantua live) per kryeministrin?

2 Cfare roli ka Ermal Beqiri ne raportin me shifra qe ju kane pregatitur ASHK dhe AKSHI dhe qe u lexua ne TV nga kryeministri?

3 A jane 50 000 aplikime pa pergjigje ne daten 25 gusht 2023 qe presin prej me shume se tre muaj?

4 Meqenese nuk ka me korrupsion, sa regjitrime fillestare jane bere gjate muajit korrik dhe gusht pa radhe nga drejtoria qendrore e ASHK?

5 Sa akte kadastrale kane leshuar drejtoret e drejtorive vendore qe nga dita qe ju jane terhequr vulat e njoma te punes nga Drejtoria e Pergjithme e Kadastres?

6 Sa akte administrative “te paligjshme” ka shfuqizuar ne tre muaj Drejtorja Dallendyshe Bici, sa ka anuluar me kerkesa te bera online ose me shkrim?

7 Sa ndalime te veprimeve neper kartelat e hartave apo zonave kadastrale te zyrave vendore jane bere me urdher te Dallendyshe Bicit?

8 Sipas nenit 29 te ligjit per kadastren “Çdo kerkese per sherbim kadastral, qe paraqitet rregullisht trajtohet brenda 15 diteve nga data e depozitimit por ne çdo rast jo me vone se 21 dite kalendarike” A mban pergjegjesi Artan Lame per vonesat me vite qe i rregulloi Dallendyshe Bici per tre muaj? Cfare pergjegjesie ke kerkuar si kryeminister per aplikimet e “prapambetura”? Per kete shkelje drejtuesi i ASHK sipas nenit 64 gjobit deri 5milion leke per vonesat. Sa gjoba jane vene per 8 vjet per punonjesit e ASHK?

9 Neni 6 i ligjit Nr. 111/2018 “Per Kadastren” thote “Agjencia Shtetrore e Kadastres eshte person juridik publik ne varesi te Kryeministrit”. Per ke llahtar aplikimesh te patrajtuara e ka fjalen kryeministri kur drejtimin e Kadastres e ka patur vete prej 9 vitesh?

10 Meqenese sistemi digjital nuk i le buburrecat, minjte dhe zhapiket te deportojne me ne ASHK se sistemi nuk njeh me “mik”, nese do njohesh Mirlinda Karcanaj ose Dyshe Bicin e gjen dot qe aplikimin e Lushnjes e ben juristi i Libofshes?

Po kur aplikimin per nje regjistrim karabinaje e ben tek zyra Tiranes e gjen dot Ermal Beqiri ose Ervin Muca qe kete e ka ne dore juristi i Shkodres? Po keta „Superpunonjesit“ e rinj qe po perdorin kete supersistemin e ri sidomos ata IT, a dine dhe ta manipulojme rradhen e trajtimit?! Apo rradha eshte e pakapercyeshme?
Çdo gje teknologjike e ka dhe nje porte hyrese kontrolluese nga krijuesi i sistemit. duke qene keshtu sistemi digjital moral ka sjell risine qe po heqim nga 10 seksere ne çdo zyre kadastre dhe po e fusim sekserllekun ne tubin e Mirlinda Karcanaj dhe Dallendyshe Bicit.

Po a i mbajne ato 50 000 aplikime pa pergjigje qe ne shtator llogaritet qe do krijojne nje kolaps shperthyes?

Spak te shohe mire 10 pyetjet dhe manipulimet qe jane bere ne sistemin dixhital te Kadastres keto tre muaj. Punonjesit e dorehequr te Kadastres te thirren te gjithe te tregojne te verteten. Artan Lame te mos fshihet si mi por te dale te tregoje kush e ka kolapsu Kadastren ai apo Dallendyshe Bici? Te dy jane zgjedhur nga Km nder qindra juriste apo gjeodete qe ka Shqiperia. Kush e ka fajin per kete kryeminister, Ti apo keta te dy?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *