29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Skandali me Sterilizimin, lindjet natyrale u llogaritën si operacione

Weblajm

Thellohet skandali dhe afera me koncesionin e Sterilizimit. Kompania koncesionare ka marrë 3.7 milionë euro cdo vit për të sterilizuar instrumentet edhe për lindjet natyrale.

Sipas vendimit të gjykatës siguruar nga WebLajm në faqen 124 të tij thuhet se ky konçesion ka llogaritur shpenzime deri në 400 milion lekë për lindjet natyrale sikur ato të ishin kryer me operacion dhe sete kirurgjikale. Edhe pse kjo pagesë nuk ishte në numrin prej 63 mijë ndërhyrje, të parashikuara nga Fondi është futur në kontratë thotë gjykata.

Nga informacionet e dërguara nga Fondi, në parashikimin e numrit të ndërhyjeve sipas spitaleve rezulton se nga dokumentat standarte të Konçensionit, shumatorja e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale për çdo spital rezulton të jetë rreth 63 mijë në vit, ndërkohë në Aneksin 1 të Kontratës së Koncensionit janë parashikuar 50 mijë ndërhyrje vjetore.

Në numrin e mësipërm (63 mijë) nuk janë përfshirë ndërhyrjet për lindjet natyrale, ndërkohë në pikën 10.2 të Kontratės së Konçensionit parashikohet faturimi edhe për këto ndërhyrje.

Referuar numrit të raportuar të lindjeve natyrale nga spitalet vetëm përfshirja ně shërbim e këtyre ndërhyrjeve, vlera e pagesave nga koncensionarit rritet me rreth 400 milionë lekë në vit.

Aktualisht për koncesionit e sterilizimit janë në hetim dy ish ministra Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani ndërsa Weblajm mëson se shumë shpejt Spak do të ketë veprime proçeduriale shtesë për këtë aferë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *