Artur Papajani
Nuk mund të mos shprehësh mendimin tënd, qoftë dhe “i mbrapshtë”, për dikë a më shumë !
Nuk ndihesh mirë kur, Elbasani, treva kultivuese e Arsimit mbarëkombëtar,por jo vetëm, identifikon autenticitetin e saj, me Fërgesën, në këtë përvjetor të Kongresit të Elbasanit, në këtë prag fillimi të Vitit të Ri Shkollor ! Ish qyteti i ish Normales.
Mund të quhet projekt, incentivë marketingu, promovim, a dreqi e di se çfarë, por që në fakt është Antivlerë,që vizionin e zhvillimit, promovimin e kulturës e dijes, e identifikon me periudhën më të errët, atë mesjetare.
PS. Ky është opinion personal gjithsesi, pavarësisht se fërgesa në shoqërinë e avujve të rakisë dhe ujit të kalasë, mund t’i sjellë prosperitet qytetit.