27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Viktimat e verteta te mikrokredive fajde jane familjet

Zef Preçi

Modeli i kredive te shpejta dhe pa kolateral i lejuar vetem ne Shqipëri, Maqedonine e Veriut, Moldavi dhe Bosnje-Hercegovine nuk aplikon vetem interesat e larta deri ne 3 here me te larta se normat e lejuara nga rregullatori monetar, por shume me teper se kaq. Sipas mendimit tim, jane edhe disa probleme te tjera qe nuk mund te injorohen.

Se pari, institucionet e kesaj kategorie – institucionet financiare jobankare – nuk jane subjekt i mbikqyrjes nga rregullatori bankar (Banka e Shqiperise). Dmth edhe pse aplikojne nje forme primitive e te njohur te huadhenies (te licensuar) por qe eshte thjesht “fajde” e paster, jane jashte kontrollit monetar. Si te tilla mbartin rreziqe te ndryshme edhe per vete sistemin bankar, por edhe per ekonomine ne teresi. Ne cdo rast rreziku kryesor mbetet shnderrimi i ketyre licensave ne nje prej menyrave per pastrimin e parave ne vendin tone.

Se dyti, ne Shqiperi nuk ekziston nje regjister i huamarresve ne keto institucione financiare. Per rrjedhoje, nuk jane te pakta rastet kur persona me probleme vartesie nga droga, me probleme shendetsore te renda per te cilat kane nevoja te ngutshme financiare, individe te papergjegjeshem per detyrimet familjare qe kane, etj., ju drejtohen me shume se nje sporteli agjencie dhe shfrytezojne mungesen e rregjistrit per te marre me shume se nje hua ne agjenci te ndryshme ose ne sportele te ndryshme brenda te njejtes agjenci.

Kuptohet se pertej konceptit te pergjegjesise individuale, ne keto raste qe nuk jane te pakta, viktimat e verteta jane familjet. Tingellon shume e cuditshme qe agjenci te tilla japin kredi per pak minuta pa asnje analize te kapacitetet ripagues te huamarresit, pa asnje lidhje te meparshme qe formon historik te te ardhurave (psh pagat e punes) e per rrjedhoje edhe besueshmeri ne mundesite e ripagimit te huase prej tij, si dhe pa asnje garanci apo angazhim ligjor detyrues per familjaret ne moshe madhore per kete qellim.

E kur mijera huamarres te tille nuk shlyejne ne kohe principalin e huase sebashku me interesat (detyrimet sipas kontrates), agjencite aplikojne pa limit kohor interesa e penalitete stratosferike dhe mbas njefare kohe fusin ne veprim nje hallke tjeter qe ne shumicen e rasteve kontrollohet nga krimi i organizuar: zyrat private permbarimore.

Keto zyra, shumica jashte kontrollit te rregullatorit perkates dhe ministrise se Drejtesise veprojne arbitrisht mbi familjen e huamarresit, e cila ne disa raste as qe mund te kete pase dijeni mbi huane apo kushtet e marrjes se saj nga nje familjar apo vete kryefamiljari.

Se treti, nje numer agjencish te tilla jane ne pronesi te dyshimta, jane te rregjistruara ne zonat off-shore, etj. Edhe ky problem, ashtu si dhe problemi i pare i analizuar ketu me lart, eshte problem i pergjegjesive te institucioneve shteterore. Dmth nese vendet e BE nuk lejojne operimin e kompanive fajdedhenese – pavaresisht emertimeve joshese “perendimore” – perse duhet qe kjo te lejohet ne vendin tone?

Kjo rrethane te shtyn te mendosh per perfshirjen e “te forteve te politikes” edhe ne kete biznes tejet te dyshimte. Nderkaq, raste te denoncim dhe te publikuara ne shtyp mbi pronesine dhe transaksionet e kompanive te tilla jane percjelle me heshtjen e organeve tatimore, gje qe le te kuptohet edhe perfshirjen e tyre ne evazionin dhe paligjshmerine qe ndodh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *