28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Alb Building fiton kontratën 3.2 mln euro për urën e re në Osum

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkroi një kontratë 3.26 milionë euro me kompaninë Alb Building për ndërtimin e një ure të re mbi lumin Osum në qytetin e Beratit, një destinacion popullor turistik.Sipas dokumentave të kontratës, ndërtimi i urës përfundon plotësish në nëntor të vitit të ardhshëm.

Projekti është pjesë e një programi për të mbështetur infrastrukturën në zonat turistike të vendit, që po ekzekutohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Në vitin 2020, BERZH miratoi një kredi prej 60 milionë eurosh për programin, në bashkëfinancim me Bashkimin Europian, i cili ka akorduar 40 milionë euro të tjera në formën e grantit. Duke përfshirë dhe vet kontributin e qeverisë shqiptare, investimi total përmes këtij programi pritet të arrijë në 113.3 milionë euro.

Programi
Berati është vetëm një nga rajonet e gatshme për të përfituar nga kjo kredi, me synimin kryesor për rritjen e ofertave turistike në zonat natyrore të rajonit. Kjo përfshin përmirësimin e aksesit në luginën e lumit Osum, i cili përfshin ndërtimin e urës së re të lumit Osum.

Përpjekjet e programit shtrihen përtej Beratit në disa rajone në të gjithë Shqipërinë, përfshirë Shkodrën. Në korrik, nisën përpjekjet për rindërtimin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë-Zogaj dhe kufirit me Malin e Zi, krahas nismave për sigurimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për zonën Shirokë-Zogaj, që pritet të përfundojnë në korrikun e ardhshëm.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që shërben si autoriteti kontraktor dhe agjencia e zbatimit të projekteve, ka nënshkruar tashmë kontrata me vlerë 2.7 milionë euro, duke çuar më tej objektivat e programit.

Për më tepër, rajone të tjera do të përfitojnë nga kjo iniciativë financimi. Fieri, veçanërisht Apolonia, pritet të marrë mbështetje në kuadër të “Rritjes së potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve të parkut arkeologjik në Apolloni, Fier”. Nga ana tjetër, Durrësi është në linjë për dy nisma që synojnë përmirësimin e shëtitores bregdetare dhe rehabilitimin e fasadave.

Në qarkun e Korçës, ky program përshkruan ndërhyrjet në Voskopojë në kuadër të “Rritja e potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në zonat e trashëgimisë në Voskopojë”. Këto ndërhyrje përfshijnë punimet në Manastirin e Shën Gjon Pagëzorit, Kishën e Shën Mëhillit, Manastirin e Vithkuqit dhe Kishën e Shën Mërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *