Dixhitalizimi masiv i Kadastres nuk u siguron dot qytetareve qe te marrin certifikatat e sakta te pronave te tyre
Eksperti i IT-se Gent Progni ka publikuar nje email te brendshem te AKSHI-t, ku drejtoresha e ketij institucioni, Mirlinda Karcanaj udhezon stafin, qe asnje nga pronat nuk do te jete e certifikuar per shkak se dixhitalizimi masiv rrezikon ta lere Kadastren ne te njejten situate
Burime nga Kadastra thone se shume nga pronat e regjistruara kane mbivendosje apo gabime te dhenash, ndaj nuk mund te leshohen masivisht certifikatat e pronesise thjesht sa per statistika te dixhitalizimit, pa u konfirmuar me pare
Nuk dihet te cfare kohe jane emailet. Pot kohet e fundit Kadastra eshte zhytur ne nje kaos te paprecedente duke mos iu pergjigjur kerkesave te qytetareve per veprimet me pronat e tyre.
Por sipas kryeministrit Edi Rama situata eshte normale dhe zhurma per krizen e Kadastres po behet nga noteret dhe grupet e tjera te interesit, te cileve tashme me dixhitalizimin masiv, u jane prere burimet ekstraligjore te te ardhurave.