27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

S’ka më as bukëpjekës/ Furrat shqiptare kërkojnë punëtorë nga India

Mungesa e fuqisë punëtore ka prekur edhe furrat e bukës në Shqipëri, ndaj sektori po eksploron mundësitë për marrjen e punonjësve nga vende të tjerë.

Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave, që përfaqëson këto subjekte ka zhvilluar një takim me kompaninë ndërkombëatre ABC HR, me seli të korporatës në Dubai dhe me zyra operative në Indi, që ka objekt të punës prurjen e fuqisë punëtore në vendet e tjerë.

Sipas shoqatës, kjo kompani ka një bazë të dhënash me mbi 60,000 punëtorë cilësorë, të cilët janë të gatshëm të punojnë në Europë me kontrata afatgjata.

Ndërkohë që, gjatë takimit fokusi u vu te procedurat organizative, teknike e financiare që duhen për rekrutimin e punonjësve. Vështirësitë kryesore në këtë sektor hasen veçanërisht te mungesa e specialistëve të bukës, pastiçerisë dhe brumrave, ndërkohë që kjo situatë ishte paralajmëruar edhe vitin që shkoi nga shoqata, që shikonte si alternativë edhe industrializimin e prodhimit të bukës.

Në atë kohë, argumentohej se ky sistem do të këronte investime nga ana e subjekteve, në linja të reja prodhimi e dhoma frigoriferike, që do të rriste kostot e prodhimit e rrjedhimisht edhe çmimin e bukës.

Aktualisht, furrat e bukës po përballen edhe me probleme në drejtim të energjisë eleketrike, që gjithashtu mund të sjellë pasoja në drejtim të çmimit final të produkteve që tregtojnë. Në total, në të gjithë vendin janë të regjistruara rreth 4000 furra buke.

Scan tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *