Emisioni i fundit Top Story, i cili kishte si teme dosjen e Spak për inceneratorët ka kulmuar me një debat interesant mes Grida Dumës dhe Ylli Manjanit. Ish ministri i Drejtësisë i ka sugjeruar moderatores që të bëjë një emision me pronarët e televizionit Top Channel, për të sqaruar insinuatat për lidhjen e tyre me inceneratorët.
Debati i plotë:
Ylli Manjani: Një këshillë, po të ma dëgjoni. Bëj një emision me pronarët e këtij televizoni. Është koha për t’u bërë.
Grida Duma: Pse do të duhej?
Ylli Manjani: Për të sqaruar të gjitha insinuatat, që lidhin në thashethemin e Bulevardit të Tiranës dhe në copa letrash që shpërndahen poshtë e përpjetë, lidhjen ose jo të televizionit me inceneratorët, lidhjen ose jo të pronësisë me presionin politiko-ekonomik të njerëzve të përmendur ndaj televizionit, ndaj pronësisë së televizionit. Pse ka presion tek gjykatat? Duhet dikush ta sqarojë këtë gjë.
Sepse ky televizon është themeluar nga një njeri modern. Është një televizon modern, në avangardë të çdo gjëje, por këto gjëra nuk mund të lihen pa u sqaruar.
Unë sugjerim e kam. Pronësia e këtij televizioni duhet ta sqarojë këtë gjë. Ja ka kaq borxh publikut sepse presioni politiko ekonomik është shumë i madh.
Grida Duma: Tani Ylli unë një gjë të them. Kjo dosje, lëri procedurat praktikat etj etj, është shtyrë nga Top Channel, dosja Ahmetaj që lidhej tangencialisht?
Ylli Manjani: Por unë këtë dua të them. Pse duhet përzier një media në një histori hetimore? Pikërishtg këtë po them. Ky televizion duhet të çlirohet nga disa akuza të Bulevardit, që kanë disa gjëra. E para lidhet me debatin gjyqësor për pronësinë.
Grida Duma: I cili është një çështje e ditur publikisht se ku qëndron pronësia.
Ylli Manjani: Është i ditur publikisht, por ka gjithmonë historira në background, që kush e preson të kundërtën. Kush preson të kundërtën? Se ndoshta nga kjo mund të vijmë këtu, tek dosja e inceneratorit. Se unë nuk po flas kot.