Florian Zekja, eksportues
Para pak ditesh nje drejtues i larte Bankes se Shqiperise ne nje interviste televizive dha shpjegime gjere e gjate per situaten ekonomike dhe ate monetare qe po kalon vendi yne kohet e fundit.
Intervisten e degjova disa here me shume vemendje, me laps e leter qe pervec orientimeve te mbaja shenim dhe ndonje shifersepse ngaqe BSH normalisht merret me shifra, bilance, analiza, keto duhet te ishin pjese e natyrshme e komunikimit.
Asnje shifer, asnje fakt!
Vetem opinione, hamendesime dhe deklarata te pergjithshme.
Nderkohe biznesi ka nevoje per analiza, shifra, parashikime,orientime e krahasime me pervojat e suksesshme boterore. Nese keto nuk duhet ti kerkohen BSH si pjese e detyrave te saj ashtu si e percakton ligji, kujt duhet ti kerkohen?!
Ok, ok… ndoshta kete here intervista ishte e papritur dhe nuk pati kohe per pergatitje.
Nderkohe qe po ridegjoja intervisten per te treten here, mu kujtua nje anekdode e treguar nga nje koleg per periudhen e komunizmit:
Ne vitin e larget 1966, nje kryetar komiteti duhej te raportonte ne Kongresin e Partise per realizimet e qytetit qe mbulonte. Per te pare progresin, krahasimet duhet ti bente me 5-vjecarin e meparshem.
Shifrat e realizimeve jo vetem nuk e ndihmonin, po mund ti hapnin probleme sepse ishin shume me te dobeta. I gjendur ne kete situate, Kryetari gjeti nje zgjidhje elegante.
Krahasimet do te beheshin me vitin 1938 – me ato, arritjet ishin shembullore qe do ta ndihmonin Kryetarin jo vetem te ruante vendin po mbase edhe te rritej ne detyre.
Te njejten gje beri perfaqesuesi i BSH. E filloi intervisten termetin, e vazhdoi me periudhen e pandemise dhe e mbylli me arritjet e vitit 2022. Nga nje performance e mekur ekonomike gjate pandemise, ekonomia shqiptare u rrit me 4.9% ne vitin 2022.
Problemi eshte se shqetesimi i referohet vitit 2023 dhe tashme jemi ne Shtator! Me dinamiken aktuale, eksportet shqiptare dhe ekonomia ne pergjithesi jane ne tjeter drejtim.
Si paraqitet situata ekonomike dhe ne vecanti ajo e eksporteve?
Sipas INSTAT rezulton se ne tre-mujorin e pare, rritja ekonomike ka qene me e uleta e periudhes post pandemike me 2.7%.
Gjithmone sipas INSTAT, eksportet nga Marsi ne Korrik,rezultojne me renie dyshifrore dhe ne vecanti gjate Majit, renia eshte afer 20%.
Nderkohe BSH thote se vlereson pozitivisht ecurine mjaft pozitive te eksporteve, pa dhene asnje shifer.
Pyetja lind natyrale: Nga i buron ky optimizem per eksportet?
Eksportuesit kane qe ne muajin Mars qe ankohen se renia eeuros po i sjell me miliona lek humbje mujore dhe po i con drejt falimentit. Eksperte te politikave monetare dhe fiskaleargumentojne se shkaku i forcimit artificial te lekut kundrejteuros me 16% vetem per keto 9 muaj nuk eshte rritja ekonomike, por faktore te matshem dhe te pamatshem si dhe mosrealizimi i detyrave dhe obligimeve te BSH.
Nder ta mund te permendim DE-EUROIZIMIN e ekonomise, nje iniciative e marre nga BSH qe nga viti i larget 2017 ku nuk ka asnje rezultatpozitiv, por nje zhberjen totale e misionit te monedhes kombetare kur rreth 60% e transaksioneve ne vlere behen me euro.
Ajo qe eshte me e rendesishme dhe e pakontestueshme eshte se shifrat e fundit te publikuara nga INSTAT nuk rezultojne pozitive. Atehere si ta justifikojme kete optimizem te drejtuesit te larte te BSH?!
Gjendet zgjidhja.
Perdorim shifrat e termetit dhe pandemise dhe optimizmi vjen natyrshem per ekonomine dhe per eksportuesit.
Si Kryetari i Komitetit qe urdheroi “Krahasimet e shifrave te behen me ato te vitit 1938 se me ato jemi OK!” Nga fitorja ne fitore!