Ylli Manjani
Korrupsioni në definicion është prishje e rregullit publik për të siguruar përfitime private. Pra llogjikshëm subjekt korrupsioni është gjithmonë dikush që ka autoritet ligjor të zbatojë rregullin. Askush tjetër nuk ka se si ta keqzbatojë rregullin drejpërdrejtë si zyrtari publik.
Pra, vendi ku duhen kërkuar të korruptuarit është administrada publike (politike e civile). Askund tjetër. Zgjerimi i këtij koncepti, pra të bësh të korruptuar edhe persona që nuk kanë në dorë rregullin, mendoj që është i palogjikshëm.
Biznesmeni, sipas ligjit allogjik penal në shumicën e rasteve është “i korruptuari aktiv”. Ky është komplikim absurd dhe kriminalizim joproporcional i veprimtarisë së biznesit.
Biznesi do punë dhe, në përpjekje për të gjetur atë (punën pra), kërkon dhe ofron. Nuk është detyra e tij të garantojë rregullin publik, drejtësinë, barazinë e garën. Këtë detyrë e ka shteti dhe shtetari.
Pra ti ndajmë gjërat, me qëllim që ti adresojmë më mirë.
Biznesi mund të kryejë çdo vepër penale, por jo korrupsion. Bisnesi mund të vrasë, mashtrojë, fshehë takasat etj, por nuk mund të fajsohet pse merr tendera, punë e pasuri publike për të punuar.
Le ta shtrojmë për një moment këtë argument në nivel personal dhe të testojmë secili sinqeritetin. Nëse ty do të jepej mundësia të përfitoje një kontratë koncensioni, leje ndërtimi, tender publik megjithse nuk e meritoni sipas rregullit, ju do ta refuzonit?! Bindja ime më thotë jo. Atëherë, smund të kërkojmë fajsi tek përfituesi (tek ai tjetri që herë e quajmë kulak e herë oligarg), por tek dhënësi i përfitimit në shkelje të rregullit.
Biznesi edhe ofron bakshish se do të marrë punën (ky është qëllimi legjitim i tij), por detyra e shtetarit është të zbatojë drejtë rregullin dhe të rrefuzojë përfitimin.
Tani kush duhet dënuar në këtë marrëdhënie, ai që ka të drejtën apo ai që ka detyrimin dhe nuk e zbaton?! Shteti korruptohet, jo biznesi.
Për mendimin tim (e kam patur gjithnjë këtë) kjo llogjikë duhet të jetë e ngrirë mirë në ligjin penal, nëse duam vërtetë të luftohet korrupsioni.
Kështu siç është, pra të shfokusuar nga llogjika,nuk funksionon. Fajsimi kolektiv nuk ndimon.
Veçanërisht, ata që mendojnë në të djathtë të politikës duhet ta ndjekin më mirë këtë llogjikë…
Nejse, kështu kot për muhabet, se nuk do ndryshojë gjë.