28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Presidenti “shëtitje” në OKB, merr me vete parukieren e gruas, djalin dhe dhjetëra këshilltarë

Presidenti Bajram Begaj është pajisur me një staf të madh prej dhjetëra vetësh, për vizitën në New York, ku do të marrë pjesë në punimet e OKB.

Mirëpo lista e personave që marrin pjesë në delegacionin e Presidentit përmban disa emra surprizë.

Ndër to edhe parukierja e gruas së Begajt, Lili Ismaili, e cila cilësohet si këshilltare e jashtme, por në rrjetet sociale shfaqet si kuruese e imazhit të Zonjës së Parë.

Po kështu edhe djali i Presidentit, Dorian Begaj, do të shoqërojë babain, gjatë pjesëmarrjes së tij në OKB, që pritet ta lodhë shumë Presidentin, i cili më pas mund të relaksohet bashkë me familjen në New York.

Lista përmban më shumë këshilltarë, gazetarë dhe specialistë të imazhit, sesa ekip sigurie, i cili përbëhet vetëm nga shefi i sigurisë dhe një oficer.

Por kjo nuk është e vetmja, pasi në listën e nxjerr nga Presidenca shohim dhe Asllan Baraj dhe Zhaneta Hashorva, të cilët kanë shkuar në New York. Sipas listës Baraj është Këshilltar i Jashtëm, por që në faqen zyrtare të Presidencës nuk emri i tij nuk figuron.

Ndërsa Zhaneta Hashorva është shoqëruesja e Zonjës së Parë. Por sipas një kërkimi shihet që Baraj dhe Hashorva janë çift dhe kanë një kompani së bashku me emrin “Euro Ceramica”.

Lista është publikuar nga aktivisti Genc Sejko në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *