Financial Times
Fondet mbrojtëse “hedge funds” po mësyjnë në tregun e naftës duke vënë bast se çmimet së shpejti do të kalojnë 100 dollarë për fuçi, duke fuqizuar akoma më shumë tendencën rritëse të çmimeve që ka nisur nga shkurtimet e prodhimit dhe eksportit nga Arabia Saudite dhe Rusia.
Zgjatja e uljes së prodhimit të naftës me 1 milion fuçi në ditë nga Riadi deri në dhjetor, përveç shkurtimeve të mëtejshme nën objektivin e saj të OPEC+, ka shtyrë çmimet për naftën bruto Brent, pikë referimi ndërkombëtare në 95 dollarë për fuçi këtë javë. Ky është niveli më i lartë i çmimit i regjistruar këtë vit.
Të dhënat e këmbimit dhe rregullatore sugjeruan se pozicionimi i fondeve mbrojtëse ka shkaktuar rreth 30 për qind të rritjes së çmimeve të naftës. Këto fonde po blejnë naftë masivisht sepse besojnë që çmimi do të vazhdojë të rritet.
Të dhënat më të fundit treguan se pozicioni afatgjatë neto i fondeve mbrojtëse në Brent dhe Ëest Texas Intermediate, standardi i SHBA-së, u rrit me 137 mijë kontrata ose 35 për qind dy javët e fundit duke arritur në 527 mijë kontrata.
Kjo do të thotë se fondet mbrojtëse mbajnë aktualisht më shumë se 500 milionë fuçi naftë në portofolet e tyre, që është e barabartë kërkesën globale për naftë të 5 ditëve.
Rritja e blerjeve të naftës nga fondet mbrojtëse sinjalizon rritje të spekullimeve në treg.
Faktori arab
Ole Hansen, kreu i strategjisë së mallrave në Saxo Bank, tha se interesi i fondeve mbrojtëse për naftën ishte rindezur nga njoftimi i Arabisë Saudite në fillim të këtij muaji se do të mbante kufizimet e prodhimit vullnetar në vend më gjatë se sa mendohej më parë.
“Ky ishte shkaktari,” tha Hansen. “Papritmas të gjithë e kuptuan se çmimet do të vazhdonin të ngjiteshin më lart në afat të shkurtër.”
Ministri i energjisë i Arabisë Saudite mbrojti vendimin e vendit për të kufizuar më tej prodhimin të hënën, duke thënë se kërkesa globale për naftë mund të ulet nëse rritja ekonomike globale ngadalësohet në muajt në vijim.
Por analistët thanë se qëndrimi i Princit Abdulaziz bin Salman mund të bëhet ende një profeci vetë-përmbushëse: rritja e çmimeve rrezikon të frenojë bankat qëndrore për të riulur interesat dhe të pengojë kërkesën globale për naftë.
Investitorët po mbajnë disa nga paratë e tyre mënjanë, të kujdesshëm, si Princi Abdulaziz, ndaj shenjave të stresit makroekonomik në Kinë dhe një periudhe të mundshme stagflacioni në Evropë.
Doug King, shefi i investimeve në RCMA Asset Management – i cili drejton Fondin Tregtar të Mallrave prej 300 milionë dollarësh – tha se ai nuk ishte i bindur se nafta do të shkonte shumë më lart, pasi fuqia në treg po nxitej nga kufizimi i ofertës OPEC+, dhe jo nga kërkesa veçanërisht e fortë.
“Lëvizja më lart nuk është shumë strukturore, mendoj se është më e sajuar,” tha King. “Ne po i afrohemi skajit të sipërm të kësaj lëvizjeje sipas mendimit tim, sikur të marrim mbi 100 dollarë për fuçi, dyshoj se do të shohim më shumë fuçi që rrjedhin në treg.”
Investitorët e tjerë po përdornin tregun e opsioneve për të mbrojtur kundër çmimeve që kalonin 100 dollarë për fuçi përpara fundit të viti.
“Marshimi deri në 100 dollarë [fuçi] duket i pamëshirshëm,” tha Ehsan Khoman, kreu i kërkimit për mallrat në MUFG Bank. “Pyetja është se sa kohë qëndron atje.”
Çmimet e larta të naftës tashmë po ndikojnë në tregjet më të gjera të aksioneve. Indeksi i Doë Jones US Airlines ka rënë 24 për qind që nga 11 korriku, me Delta Air Lines dhe American që kanë ulur parashikimet e tyre të fitimeve për tremujorin e tretë për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit.