30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Oferta e çmendur/ Inter drejt shitjes për 1.3 miliardë euro

Interi i Milanos mund të ndërrojë pronar. Lajmi është bërë publik nga gazeta e njohur Tuttosport, sipas të cilës në adresën e klubit zikaltër ka mbërritur një ofertë e çmendur prej 1.3 miliardë eurosh.

Sipas Tuttosport ka konfirmime mbi negociatat që mund të çojnë në shitjen e Interit në një fond me origjinë nga Lindja e Mesme i lidhur me sauditët, të identifikuar nga banka amerikane e investimeve Raine Group. Fondi në fjalë (disa të dhëna të çojnë në Investcorp, në të kaluarën afër blerjes së Milanit) do të ishte gati të bënte një ofertë prej 1.3 miliardë euro. Prandaj, vlerësimi i Interit do të ishte më i lartë se ai i Milanit, i cili u ble nga RedBird një vit më parë. Kjo, sipas Tuttosport, do të ishte një pikë krenarie për Zhang. Një vlerësim maksimal i dhënë falë jehonës së ngjallur nga finalja e fundit e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, sipas mediave italiane, presidenti i Interit Steven Zhang është duke marrë kohë për të vlerësuar me qetësi ofertën e arabëve dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *