29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Euro në vështirësi/ Dobësohet ndaj lekut, por edhe monedhave të tjera

Euro ka marrë një tjetër goditje në tregjet ndërkombëtare këtë fillim jave, pas deklaratës së Christine Lagarde se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë të gjatë.

Kursi i këmbimit mes euros dhe dollarit ra nën 1.06 për herë të parë që nga marsi i këtij viti. Monedha europiane ishte në rënie që nga mëngjesi i sotëm, në zonën 1.0620, por ajo u përshpejtua pas fjalëve të deklaratës së presidentes së BQE-së, e cila la të kutptohet se nuk do të ketë lehtësim të politikës monetare për një kohë të konsiderueshme.

Kursi i këmbimit mes euros dhe dollarit arriti kuotën më të ulët 1.05959. Monedha e vetme e Bashkimit Europian po humbet terren edhe ndaj monedhave të tjera dhe po tregtohet me 157,70 jen dhe 0,8682 paund. Ndërsa dollari amerikan po shkon në krahun e kundërt, atë të forcimit.

Këto zhvillime në tregjet ndërkombëtare janë pasqyruar edhe në tregun e brendshëm valutor. Euro zbriti nën 106.2 lekë këtë të hënë kundrejt lekut niveli më i ulët në më shumë se një muaj. Euro humbi pikë ndaj lekut edhe pse Banka e Shqipërisë ndërhyri sërish në treg për të blerë monedhën europiane.

Sipas të dhënave zyrtare javën e kaluar BSH bleu 10 milionë euro në tregun e brendshëm dhe që nga fillimi i vitit ka vlerësohet se ka blerë mbi 200 milionë euro. Blerja e eurove nga tregu i brendshëm ka si synim që të rrisë rezervën valutore por njëkohësisht edhe të ndikojë në forcimin e euros përballë lekut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *