29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Rritet interesi i obligacioneve 15 vjeçare

Ministria e Financave shiti 1.1 miliardë lekë (11 milionë dollarë/10.5 milionë euro) obligacione 15-vjeçare në një ankand të mbajtur më 3 tetor. Banka e Shqipërisë raportoi se interesi për bondet 15 vjeçare rezultoi në rënie dhe letrat me vlerë të qeverisë u shitën me interes 7.98 për qind%.

Në ankandin e fundit të obligacioneve 15-vjeçare që u mbajt më 18 shtator, ministria e financave shiti 581 milionë me interes 7.3%.

Interesa e borxhit afatgjatë qeveritar vijojnë të mbeten në nivele relativisht të ulëta. Për borxhin afatgjatë, që merret me obligacionet 15 vjeçare interesi është ulur nga gati 9 për qind që ishtë në fund të vitit të kaluar në më poshtë se 8 për qind aktualisht.

Obligacionet 15 vjeçare janë titujt e borxhit më afatgjatë të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare. Ato janë një alternativë me shumë interes, sidomos për investitorët institucionalë që synojnë rritjen e kthimeve të portofolave afatgjata. Në tregun shqiptarë investitorët më tipikë të këtij lloji janë fondet e pensionit dhe ato të investimit.

Qeveria shqiptare po ndjek një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit mesatar të borxhit publik, me qëllim shfrytëzimin sa më shumë të periudhës me norma të ulëta interesi, por edhe për të ulur rreziqet e lidhura me rifinancimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *