Deputetja e PD-së, Albana Vokshi dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një dosje me prova të reja, që sipas saj faktojnë shkeljet në koncesionin e “Check Up-it” në Shëndetësi.
Në një deklaratë për mediat, Vokshi u shpreh se është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të SPAK-ut, nëse do të duhet informacione shtesë për këtë koncesion. Deputetja kërkoi që institucioni i lartë i drejtësisë të mos jetë me dy standarde.
Në kallëzim përmendet se vetëm për 2015-ën, kontrollin e kanë kryer 244.440 persona, por pagesa është kryer për 357 mijë persona që do të thotë se, vetëm për këtë fashë kohore, koncesionari është paguar për 110 mijë kontrolle të parealizuara.
Deklarata e plotë e Vokshit
“Unë e kam bërë një herë kallëzimi në 2016 si përfaqësuese e PD kallëzim të cilin prokuroria e mbylli pa hetuar në 2017 u mbyll n mënyrë të turpshme jo vetëm për Check up por edhe për kallëzimet et ujerat që me kishim bërë për koncensionet e shëndetësisë.
Në 2020 pas fakteve të reja dhe provave vëmë një kallëzim të dytë në SPAK këtë herë lajm i mirë sot është se pavarësisht zvarritjeve sot po hetohet. Unë nuk jam në dijeni të detajeve të tjera dhe ajo që kërkova ishte të dërgoja personalisht provat dhe dokumentat që kisha në dispozicion që të vendosim çdo gjë në shërbim të akuzës me qëllim zbardhjen e plotë e vjedhjes më abuzive dhe korruptive që ka dhënë qeveria.
Para se të fillon procedurat e koncensionit ishin bërë të gjitha kopjimet dhe kompania që do të fitonte ishte paracaktuar.”