30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Apeli miraton sekuestrimin e inceneratorit te Tiranes

Gjykata e Posaçme e Apelit miratoi vendimin e sekuestrimit të kompanisë Integrated Energy BV SPV, e cila është fituese kontratës konçenionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor, kompania kërkoi në Apel, prishjen e vendimit të dhënë në 28 Korrik nga Shkalla e Parë që e sekuestroi bashkë me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që ka në pronësi.

Megjithatë, mbrojtja nuk e bindi gjyqtarin e posaçëm, Dhimitër Lara, i cili konsideroi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë si të drejtë dhe të mbështetur në provat e paraqitura nga SPAK, duke e lënë të bllokuar gjatë hetimeve.

Prokuroria e Posaçme thotë se pas kompanisë që po ndërton inceneratorin e Tiranës, qëndrojnë “De facto”, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Dy biznesmenët, tashmë të dënuar si të përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash në kontratat koncensionare edhe për dy inceneratorët e tjerë, atë të Fierit dhe Elbasanit, ndodhen në arrati.

Me anë të një njoftimi zyrtar, SPAK bëri të ditur se nga hetimet e deritanishme për dosjen e inceneratorit të Tiranës, treguan se dy biznesmenë kanë përfituar në saj të faturave të falsifikuara të lëshuara nga kompania tjetër “Integrated Energy Services” 409 milionë Lekë.

Hetimet për këtë dosje vijojnë, megjithëse SPAK edhe pse 3 vite nga nisja e hetimeve ende nuk ka dalë me një konkluzion nëse ka pasur shkelje të detyr ës nga zyrtarë e ish zyrtarë për këtë konçension.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *