Kristjan Zoto, Lëvizja Bashkë.
Sot minatorë dhe ish-minatorë protestojnë për Statusin e Minatorit.
Kaloi Erion Braçe, qafë më qafë me Muhamed Veliun, duke bërë sikur nuk po ndodhte asgjë. Erioni që në 2013 premtonte që pasuritë natyrore do t’i kthehen popullit, medemek “i majtë”.
Taulant Balla hyri me pompozitet duke u shoqëruar nga eskorta alla “Xhovani Falkone” edhe pse ortak i bandave. Deputetët e opozitës ikën fshehurazi nga hyrjet e tjera pa shumë zhurmë, edhe e kuptueshme se janë bërë copa-copa.
Një nga këta politikanët e rinj këmishëbardhë duke nënqeshur, uli kokën me turp, mbase se nuk përmend dot emra dhe nxitoi për tek zyra e ngrohtë dhe e shtrenjtë.
Një djalë i ri civil, erdhi duke u thënë policëve në vesh, “hapuni pak vend protestuesëve se janë live në televizor”.