23 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Saturohet Rinasi/ Kreu i ACC: Duhet shtesë terminali ose terminal i ri

Rekordi 7 milionësh i pasagjerëve që ka arritur këtë vit aeroporti i Rinasit mund të sjellë një rishikim të masterplanin për zhvillimin e aeroportit. Kjo u bë e ditur në emisionin ‘Insider’ të gazetarit Angelo Haruni në SCAN, nga Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj.

Trafiku i këtij viti ishte parashikuar për në vitin 2033. Që do të thotë se masterplani nuk ekziston më dhe duhet të punojmë për masterplanin e ri” deklaroi Ethemaj duke shtuar se do të duhet që të gjendet zgjidhje nëse do të ketë nevojë për shtesë terminali apo për terminal të ri.

Duke u ndalur konkretisht në projektet e investimit në aeroport, ai evidentoi se për të përballuar fluksin e pasagjerëve, veç teknologjisë së fundit, po punohet edhe për lidhjen direkte të aeroportit me tren.

Scan tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *