Makinat luksoze të konfiskuara edhe të sekuestruara do të përdoren nga Policia e Shtetit.
Lajmi është dhënë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, sipas të cilit, ato do të poërdoren nga forcat e rendit për të përmbushur nevojat e saj.
Balla sqaroi se përmes një deklarate për mediat se mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre.
Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit.
Ligji i ri për pasuritë e konfiskuara apo të sekuestruara bën të mundur përdorimin e tyre në dobi të shtetit apo shtetit deri në vendimin përfundimtar për fatin e tyre.