27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Të keqmjekuar dhe të vjedhur!

Nga Tritan Shehu

Në Shqipëri, në farmaceutikë ka dy fenomene tejet negative:

1- Çmimet e medikamenteve “të sigurta” janë shumë më të larta se në vendet e BE.

2- Tregu dominohet nga medikamente të origjinës “së pasigurtë”!

Në mënyrë të qëllimshme pengohet ardhja e medikamenteve të kompanive perëndimore, të certifikuara nga EMA, pra “të sigurta”.

Qoftë duke mos u vendosur këto në listën e rimbursimit, qoftë edhe duke mos zbatuar parimin “liberalizim i kontrolluar” në procedurat e importit.

Kjo sjell mbushjen e tregut me medikamente të “origjinës jo të sigurtë”, si dhe çmime të larta për ato të pakta të “sigurtat”.

Kjo stimulon edhe “kontrabandën” e këtyre të fundit.

E nxitur nga politikat e gabuara e korruptive të shtetit, që favorizojnë medikamentet me “origjine jo të sigurtë”, kur duhej të ndodhte e kundërta!

Dy shembuj:

-Ung. Locoidon, certifikuar nga EMA, në Itali shitet 7,9 E tubeta.

Në Shqipëri i njejti prodhim italian kushton 1630 lekë, pra mbi dy herë më shumë.

Pa llogaritur këtu që në Itali e merr gratis nga rimbursimi.

-Një medikament tjetër “i sigurtë” psh. Daktarina, që vinte nga Italia prej kompanise Janssen, prej muajsh është zhdukur nga qarkullimi.

Dhe është zëvëndësuar në treg nga prodhimi serb Daktanol.

Tashmë tërheqja e kompanive të mëdha perëndimore është një fenomen i gjerë, për shkak të politikave të mbrapshta në Shqipëri.

Duke mbushur tregun me prodhime lindore, apo vendase të pacertifikuara nga EMA.

Në një kohë që ne duhet të stimulojmë në tregun tonë medikamentet e certifikuara nga EMA dhe që qarkullojnë në vendet kryesore të BE.

Fatkeqësisht e kundërta ndodh në shumicë në vendin tonë, qofte me çmimet e medikamenteve, qoftë me origjinën e tyre.

Pra, shqiptarëve u ofrohen medikamente:

1-Me çmime shumë më të larta se psh në Itali për ato “të sigurtat”.

2-Ose medikamente të origjinave “jo të sigurtë”, me të cilat është mbushur tregu.

Kjo është një “politikë” farmaceutike kokëposhtë, klienteliste, krejt e kundërt me cilësinë e mjekimit e nevojat e financat e qytetarëve.

Që në analizë të fundit rrit ndjeshëm edhe për shtetin koston reale të mjekimit.

Syri.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *